Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Alarmon Kurti: Në Rashkë po ngjan riorganizimi paramilitar e terrorist i Millan Radoiçiq

Gazeta10
19 November 2023 - 18:12

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar që Millan Radoiçiq, të premten e 10 nëntorit, ka udhëhequr një takim me rreth 40 politikanë serbë e zyrtarë të komunave ilegale nga Kosova, transmeton Gazeta10.

“Në mbledhjen e mbajtur në shtëpinë e kulturës në Rashkë, ai kishte pranë Svetllana Milladinov, zëvendësen e Petar Petkoviqit, koordinatorit të të ashtuquajturës zyrë të Serbisë për Kosovë. Gjatë këtij takimi përveç deputetëve të Listës Serbe, kanë marrë pjesë edhe kryetari i ri i saj Zlatan Elek dhe nënkryetarët, Dragisha Milloviq dhe Dalibor Jevtiq”, ka thënë Kurti.

Sipas tij aty është kërkuar mobilizim për votim të partisë-shtet në Serbi, SNS, në zgjedhjet e 17 dhjetorit dhe se ata që janë në listë të rrogave janë kushtëzuar me to, ndërkaq për të tjerë janë ofruar vende pune në periudhë 3 dhe 6 mujore. /Gazeta10/

Postimi i tij i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.