
Kandidatja për deputete nga rradhët e PDK-së, Albana Haxhimustafa – Murseli e ftuar në emisionin “Raport” me Naim Sadikun ka thënë se beson bindshëm në fitoren e PDK-së.
Ajo e quajti Bedri Hamzën, kryeministër në ardhje, sepse sipas saj ai e ka bërë fushatën me dinjitet, raporton Gazeta10.
“Besoj fuqishëm sepse është një nga personat që edhe fushatën e ka bërë me shumë dinjitet dhe u ka premtuar shumë njerëzve, jam e bindur që nuk do të ketë vend për kritikë sa i përket Bedri Hamzës si kryeministër, sepse ai edhe në të kaluarën i ka rritur rrogat, dhe prandaj ato premtime të tij janë të vërteta”, tha ajo në Kanal10.
Për më shumë detaje ndiqni videon në vazhdim./Gazeta10