Gazetari Adrian Çollaku dhe analisti Nexhmedin Spahiu kanë debatuar ashpër në studion e “Politikos” teksa po diskutohej për çështjen e Asociacionit.
Çollaku ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka pranuar një marrëveshje që u jep autonomi serbëve.
“Krejt esenca e kësaj teme çka bëjmë debat që 20 vite për veriun është ky plani franko-gjerman d.m.th këtu Albin Kurti ka ardhur në pushtet duke thënë se nuk e bëjnë Asociacionin edhe Albin Kurti krejt terrenin e ka maru që nën një me e vazhdu një mandat dhe e dyta e ka pranuar një marrëveshje që i pranon të gjitha marrëveshjet ku pika shtatë thotë autonomi, kaq”, ka thënë Çollaku.
“Marrëveshja franko-gjermane është këmbim i autonomisë për njohje, vetëm po me duket se as Albin Kurti e as Besnik Bislimi nuk janë duke e kuptuar”, ka thënë Spahiu. /Gazeta10/
Për më shumë ndiqeni debatin: