Gazeta10

Albin Kurti për anëtarësimin në KiE: Qeveria e Kosovës, dije e patriotizëm!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij nuk do që Marrëveshjen Bazike me Serbinë ta shndërrojë në mjet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se nuk pret nga vendet Quintit që kanë njohur Kosovën që të mbajnë qëndrime më poshtë se të Bakoyannis që vjen nga një vend që nuk e ka njohur Kosovën.

Ai është shprehur se serbët e Kosovës kanë shumë të drejta si pakicë që përbën 4% të popullsisë, ndërsa ka shtruar pyetjen se si mund të kërkohen më shumë të drejta, kur serbët po i bojkotojnë ato që i kanë tani.

“I kemi dhjetë ulëse të rezervuara për serbët në Kuvend, gjuha serbe është gjuhë zyrtare, prej 38 komunave dhjetë janë me shumicë serbe. Politikat qeveritare tona, me ekonomi, në aspektin social, kemi bërë përpjekje dhe suksese që të integrojmë serbët. Kemi një ministër serb. Duhet si shoqëri, qeveri, si shtet, vazhdimisht të përmendim sa shumë gëzojnë pakicat serbe në Kosovë e cila është 4%. Nuk do duhej të flasim thjesht për Asociacionin pa folur për marrëveshjen bazike, dhe nuk do duhej të flasim për Asociacionin pa përmendur që dhjetë ulëse në Kuvendin e Republikës po bojkotohen. Si mund të kërkohen më shumë të drejta kur bojkotohen ato aktuale”, ka thënë Kurti.

Kurti është shprehur optimist për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë muajit maj, duke thënë se asnjëherë më parë nuk ka pasur rast që Komiteti i Ministrave ta shpërfillë mbështetjen e Asamblesë Parlamentare për një vend dhe të votojë kundër.

NË FOKUS

polici serb
Bashkëshortja e policit të plagosur në Lloznicë, zbulon detaje të reja
plaku-600x360
“Mu afrua dhe më pyeti”, mediat serbe thonë se ky është personi i fundit që kontaktoi me Faton Hajrizin
IMG_3764
“Në kamerën e dyqanit të tij…” – zbulohen detaje të tjera se si pretendohet se u kap Faton Hajrizi
fatonn
Orët e fundit të Faton Hajrizit – sa kilometra i bëri nga vendi ku dyshohet se e vrau policin deri te fabrika ku u strehua
lloznice
Dëshmitarët okular tregojnë se çfarë ka ndodhur mbrëmë në Lloznicë
pamjee
Publikohet fotografia e Faton Hajrizit të vrarë
faton-600x360
“Me kaq e përfundoj…” – A ishte një sinjal ‘zhdukja’ e Faton Hajrizit nga TikTok-u?
fatonii
Mediat serbe nxjerrin një video, pretendojnë se Faton Hajrizi vodhi një biçikletë në Lloznicë para se të vritej