
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili, ka reaguar ndaj mesazhit të fundit të publikuar nga kryeministri Kurti, rreth vetingut.
Kica-Xhelili e quan propagandë postimin e kryeministrit derisa mesazhin e saj, e ilustron me një foto që shkruan: ‘AlbinExpress’.
Postimi i saj:
Kryeministër, ta lexova statusin.
Seriozisht qenke dorëzuar!
Nëse KËTË proces e quan VETING TE SHUMEPRITUR, atehere ose nuk e paske kuptuar kurrë çka është, ose nuk ke dashur ta bësh kurrë.
Ky proces, i amputuar e i shkatërruar me fajin tuaj, nuk është as AFËR Vetingut të shumëpritur. Është turp dhe manipulim madje ta quash VETING.
MJAFT me propagandë, e fillo tregoji arsyet e vërteta pse AI VETINGU i shumëpritur u shkatërrua në kohën tënde.
Ndërsa, në qoftë se do të t’i numëroj dështimet dhe kapjen në drejtësi, të sfidoj të ballafaqohemi ku të duash e kur të duash. /Gazeta10/