Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Albini i ka quajtur mercenarë’, ‘Donika a ka kërku falje?’ / Debat i ashpër Berisha-Dugolli

Gazeta10
16 July 2025 - 21:24

Ish- deputeti i LVV-së Enver Dugolli ka debatuar ashpër me Zafir Berishën, pas vendimit të sotëm të Gjykatës Speciale që rrëzoi parashtrimin e përbashkët të mbrojtjes së Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit për t’i hequr nga aktakuza të gjitha incidentet që sipas mbrojtjes binin jashtë periudhës së konfliktit të armatosur.

Dugolli e Berisha kanë debatuar lidhur me reagimin e sotëm të LVV-së pas vendimit të Speciale.

Derisa Berisha hodhi akuza të ashpra në drejtim të oponentëve të LVV-së për qasjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Dugolli tha se deputetët që e votuan këtë gjykatë do të duhej të kërkonin falje.

“Është një reagim konsistentë, prej fillimit LVV-ja ka qenë kundër kësaj gjykate, mjerisht ata deputetë qe e kanë ngritë dorën sot është dashtë të pakten një kërkim falje me ba”, tha Dugolli.

“A është dashtë me kërku falje edhe qeveria e Albin Kurtit dhe ministrat e tij që UÇK-në e kanë quajt mercenar”, tha Berisha.

“Nuk është e vërtetë, mos manipulo”, ka thënë Dugolli. /Gazeta10

Për më shumë ndiqeni debatin: 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.