
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë në “Politiko” se ka pasur tentime nga partitë tjera që t’ua marrë ndonjërin nga deputetët.
Haxhiu ka thënë se përpjekjet e tyre janë të dështuara, teksa nuk ka dhënë emra se kush po tenton tua marrë deputetët.
“48 deputetë janë në Lëvizjen Vetëvendosje edhe përkundë përpjekjeve të tjerëve që ndonjëri nga ata të lëvizë, 48 deputetë janë në LVV. Taktikat e tyre ne i njohim e i dimë, nuk mund të flas me emra të përveçëm por është evidente, janë përpjekje të dështuara sepse nuk munden asnjërin nga deputetët e LVV-së t’i kenë në anën e tyre”, ka thënë Haxhiu. /Gazeta10