Gazeta10

Ali Ahmeti tregon 10 zotimet e koalicionit Fronti Europian para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare

Koalicioni shqiptar i “Frontit Europian” ka renditur zotimet para zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, partisë më të madhe të shqiptarëve në RMV shkroi në Facebook se sot kanë dëgjuar platformën e kandidatit të tyre për president të vendit, Bujar Osmani.

“Me bashkëdrejtuesit e Frontit Europian dëgjuam sot prezantimin e platformës zgjedhore të kandidatit tonë për President z. Bujar Osmani, të titulluar “Dekalogu i Presidentit Europian” dhe nënshkruajtëm deklaratën mbështetëse ndaj përmbajtjes së saj në thelb konform vlerave të zhvillimit europian”, shkroi Ahmeti.

Tutje, ai renditi zotimet të cilave tha se iu qëndrojnë “unanimisht bashkë”.

“Zotimet pas së cilave qëndrojmë unanimisht bashkë janë: 👉🏻Integrimi në BE deri në vitin 2030, 👉🏻Zgjedhja e Presidentit në Kuvend me shumicë të dyfishtë, 👉🏻Partneriteti dhe dialogu strategjik me SHBA, 👉🏻Formimi i Bordit ndërkombëtar me SHBA, BE dhe NATO për çertifikimin e të gjithë bartësve të funksioneve publike, 👉🏻Përforcimi i Armatës konform standardeve të NATO-s, 👉🏻Marrëveshja kornizë ekonomike 👉🏻Etablimi adekuat ndërkombëtar përmes politikës së jashtme, 👉🏻Mbajtja e të rinjve në vend, 👉🏻Edukimi dhe inovacioni, si dhe 👉🏻Agjenda e gjelbër”, shkroi Ahmeti.

Kryetari i BDI-së tha se nuk garojnë “vetëm formalisht në zgjedhje, por me ide dhe vizion të qartë rreth veprimit politik të së ardhmes!”.

“Bashkë drejt Europës!”, shkroi në fund Ali Ahmeti.

NË FOKUS

valonn
Ky është i dyshuari për vrasjen e gruas në Ferizaj
gruaja
Vrasja e gruas në Pejë nga burri i saj, detajet e fundit nga rasti tragjik
vrasja-576x360-1
Vrasja në Pejë, reagojnë nga komuna: Gjyljeta punonte qe 20 vjet si asistente e stomatologut
1-55-600x360-1
Një grua sulmon dhe rrah keq një grua tjetër në Prishtinë, arrestohet brenda pak minutave
akil
“Akil Gjakova është në arrati”, avokatja e gruas së tij jep detaje për divorcin e dhunshëm
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Zbulohet identiteti i gruas që dyshohet se u vra nga bashkëshorti në Ferizaj
IMG_5024
Aksidenti tragjik në Leposaviq, këta janë personat që mbetën të vdekur
436305588_836502955177305_7501723294438286291_n
"Pse ta mori jeten Edi qe aq shume e mbrojte dhe e dashte"-Vrasja e gruas në Pejë, reagon njëri nga familjarët