Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aliu flet për përfshirjen e shoqërisë civile në qeverisjen e tij, thotë se po takojnë qytetarët (VIDEO)

Gazeta10
16 September 2022 - 10:03

Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka thënë se qytetarët e Ferizajt janë të përfshirë në qeverisjen e tij, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se kjo praktikë nuk ka ekzistuar nga e kaluara por se me ardhjen e tij është ndryshuar strategjia.

 “Nga e kaluara ka pasur një mungesë të pjesëmarrjes së qytetarëve në debate të caktuara dhe në temat e caktuar, ne si komunë e Ferizajt kemi ndryshuar strategjinë e komunikimit”, ka thënë ai.

Tutje, Aliu ka marrë shembull ligjin për buxhetin për të treguar se si është përfshirë shoqëria në këtë temë.

“Në dëgjimet publike që do të duhej të bëheshin sipas ligjit për buxhetin, do të mjaftonin dy dëgjime publike por ne nuk jemi mjaftuar me ligjin dhe ne kemi dashur të kemi më shumë zëra qytetar sa i përket cështjeve që ata do të duhej të ngrisnin dhe të jenë pjesë e inkorporimit sipas mundësive buxhetore”, ka thënë më tej Aliu.

Aliu ka thënë se ata kanë dalur tek qytetarët dhe nuk kanë pritur që qytetarët të shkojnë tek komuna. Ai ka treguar për vizitat që kanë bërë.

“Ne kemi dalë tek ata, kemi shkuar në terren, kemi shkuar në bashkësitë lokale, kemi shkuar në fshatrat, në zonat urbane, dhe kështu që ne organizojmë me dhjetra tubime publike”, ka shtuar më tej Aliu. / Gazeta10.

https://youtu.be/A8J9dw5JelA?t=5726

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.