
Ditë më parë u raportua se Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka votuar që të shkëmbehen pronat e ish-klientëve të Përparim Ramës, kryetar i Prishtinës, me tokë komunale.
Në lidhje me këtë temë ka folur edhe Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës.
Ai ka deklaruar se pa pasur interes publik të qartë nuk mund të ketë as shpronësime, as këmbim të pronave.
“Pa pas interes publik të qartë nuk mund të ketë as shpronësime e as këmbim të pronave. Arsyetimi i interesit publik është tejet i rëndësishëm. Nuk mund të jap koment për punën që e ka bërë Kuvendi Komunal. Nuk e di saktë për ata që bëhet fjalë”, është shprehur Aliu, në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë.