Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aliu thotë se banimi i përballueshëm shkoi edhe në Komunën e Istogut

Gazeta10
16 September 2024 - 15:58

Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshje për banimin e përballueshëm edhe me Komunën e Istogut.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ai ka deklaruar se marrëveshjen e nënshkroi pas komunave të Gjilanit, Podujevës, Pejës dhe Kamenicës.

“Sot kemi arritur të nënshkruajmë gjithashtu marrëveshjen me komunën e Istogut”.

“Qëllimi ynë është të përmbushim një nga nevojat më urgjente të qytetarëve tanë: sigurimin e banimit të përballueshëm në të gjitha komunat”, ka thënë Aliu.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.