Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Alkool në Ramazan, ‘editohet’ fotoja e Kurtit me raki në tryezë

Gazeta10
16 March 2024 - 20:29

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, kanë vizituar sot piktorin nga Gjakova, Tahir Emra.

Kështu ka bërë të ditur vajza e piktorit Arjeta Emra, përmes një postimi në Facebook.

“Sot te gjyshi erdhën dy mysafir special” – ka shkruar ajo.

Ndërkaq, në foton që është publikuar, Kurti shihet duke pirë raki në muajin e Ramazanit.

Pas kësaj, vajza e Tahir Emrës, Arjeta ka ndryshuar fotografinë në Facebook, duke hequr pjesën e tavolinës ku shihet rakia.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që kryeministri Kurti shihet duke pirë raki në Muajin e Ramazanit, pasi që edhe edhe vitin e kaluar Kurti ishte pritur me një gotë raki nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Kullën Haradinaj në Gllogjan.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.