Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Amandamentet kushtetuese do të zbatoheshin pas 5 vjetësh, s’kanë të bëjnë me mandatin tim” – thotë Osmani

Gazeta10
06 March 2026 - 9:17

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se Kuvendi i Kosovës nuk ka përmbushur obligimin e tij të paraparë me Kushtetutë për zgjedhjen e presidentit.

Ajo sqaroi edhe ndikimin e amandamenteve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli.

“Këto amandamente nuk do të kishin asnjë efekt për zgjedhjen e presidentit që duhej të zgjidhej deri mbrëmë, pra për pasardhësin e menjëhershëm për mandatin tim. Arsyeja është shumë e thjeshtë, vetë amandamentet parashohin që procedura për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli duhet të fillojë 6 muaj para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.Kjo do të thotë se, edhe sikur këto amandamente të miratoheshin mbrëmë, ato nuk do të ndryshonin asgjë sa i përket zgjedhjes së pasardhësit tim. Pra, deri dje në mesnatë, ka qenë afati për zgjedhjen e pasardhësit tim,  ai do të zgjidhej nga Kuvendi, dhe vetëm pas 5 vjetësh do të krijohej mundësia për zgjedhje të drejtpërdrejta nga populli. Kjo nuk ka të bëjë me mandatin tim aktual”, tha Osmani

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
13 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.