Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasada e Italisë solidarizohet me Kosovën, vendos flamujtë në gjysmë shtizë për gratë e vrara

Gazeta10
17 April 2024 - 11:36

Ambasada e Italisë në Kosovë ka dënuar ashpër rastet e fundit të vrasjeve në Kosovë, raporton Gazeta10.

Pas shpalljes së zisë kombëtare nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ambasada është solidarizuar me Kosovën dhe ka vendosur flamujtë në gjysmë shtizë në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave që humbën jetën.

“Ne kemi vendosur flamujt tanë në gjysmështizë në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave që humbën jetën për shkak të dhunës gjinore në #Kosovë. Koha për të vepruar është tani!”, thuhet në postimin e ambasadës italiane në Twitter./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.