
Në 17 vjetorin e vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, shefi i BE-së dhe ambasadorë vendosën kurora lulesh te varri i tij për të nderuar trashëgiminë e tij, raporton Gazeta10.
Bashkimi Europian në Kosovë përmes një postimi tha se ish-presidenti Rugova do të mbahet mend si promovues i paqes në arritjen e qëllimeve politike.
“Dr. Ibrahim Rugova do të mbahet mend gjithmonë si promotor i qasjes paqësore dhe jo të dhunshme për arritjen e qëllimeve politike, e cila është shumë e nevojshme këto ditë. Trashëgimia e tij jeton. U prehtë në paqe”./Gazeta10