Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ambasadorët e QUINT-it dhe shefi i zyrës së BE-së i shkojnë kryeministrit në zyrë

Gazeta10
16 August 2022 - 18:17

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, sot janë takuar me ambasadorët e QUINT-it dhe Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë. 

Kjo është bërë e ditur nga vetë Zyra e Kryeministrit nëpërmjet një njoftimi për medie, transmeton Gazeta10. 

Në prag të takimeve në Bruksel, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministrin e Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, takuan përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë dhe ambasadorët e shteteve të QUINT-it”, thuhet në njoftim. 

Më tej, bëhet e ditur se në këtë takim u theksua përkushtimi për vazhdimin e bashkëpunimit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Europian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.