Politiko

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves: Dialogu s’po ecën ashtu siç e kemi menduar

Gazeta10
30 Tetor 2024 - 22:45

Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves i cili sonte ishte pjesë e emisionit “Politiko me Kushtrim Sadikun” në Kanal10 teksa fliste mbi situatën në vend komentoi edhe gjendjen aktuale të dialogut Kosovë-Serbi, raporton Gazeta10.

Sipas Hargreaves, ky proces tashmë ka ngecur pa ndonjë zhvillim siç ishte pritur nga ndërkombëtarët.

“Me të vërtetë shpresoj ashtu, nuk është fshehtësi që momentalisht dialogu nuk po ec aspak, as shpejtë e as pozitivisht siç kemi shpresuar dhe do të dëshironim”, deklaroi ai.

Mirëpo, sipas tij përpjekjet për avancim të raporteve mes dy paleve nuk do të ndalen duke shpresuar edhe në ndryshime që pritet të bëhen.

“Vazhdojmë që t’i nxisim të dy palët që të marrin pjesë në mirëbesim, në mënyrë energjike që të shkohet deri në fazën e ardhshme. Gjithmonë ka mundësi të shpresonim që të dyja palët, veçanërisht në muajt e ardhshëm kur do të kemi dinamikë të me ndryshime në institucionet evropiane, por edhe në Qeveri ndoshta do të kemi një kapitull të ri, energji të re e vullnet për të pasur marrëveshje”, shtoi Hargreaves. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.