Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ambasadori francez bën homazhe në Reçak, veçon fotografinë e 14-vjeçarit që ishte masakruar

Gazeta10
15 January 2023 - 14:17

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka marrë pjesë në përkujtimin e masakrës së Reçakut, duke publikuar dy fotografi nga atje.

Guerot ka veçuar fotografinë e Halim Beqirit, i cili ishte 14 vjeç kur u vra atë ditë, 24 vjet më parë.

“Kam marrë pjesë në përkujtimin e masakrës së Reçakut në vitin 1999. Halimi ishte vetëm 14 vjeç kur u vra. Një viktimë mes shumë të tjerave. Duke kujtuar të kaluarën dhe duke ndërtuar të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar ambasadori francez në Twitter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.