Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ambasadori suedez nga veriu: Ende nuk kemi zgjidhje, nuk kemi normalizim!

Gazeta10
30 October 2024 - 21:08

Ambasadori suedez, Jonas Westerlund ka shpërfaqur lidhjet e tij me Ballkanin, ndërsa ka ndarë momente kur ai ka punuar për OKB-në në Kosovë në “Poliko” me Kushtrim Sadikun, ku këtë të mërkurë po transmetohet direkt nga veriu.

Ai ka kujtuar kohën kur ai kishte ardhur në veri dhe ishte takuar me serbët, të cilët ishin interesuar për punën e tij në veri.

“Lidhjet që i kam me Ballkanin është se kam ardhur qysh në vitin 1996, duke punuar për OKB-në në veri. Më kujtohet që kam ecur nëpër këtë urë. Më kujtohen edhe rojet e urës dhe serbët e Kosovës me xhaketa lëkure, të cilët më pyesnin se kush jeni ju…”, ka thënë ambasadori suedez.

Westerlund ka thënë se marrëveshja e Ohrit duhet zbatuar dhe se ende nuk ka normalizim.

“Ende nuk e kemi një zgjidhje, nuk kemi normalizim. E kemi marrëveshjen e Ohrit që do të duhej zbatuar, por është hap drejt një marrëveshjeje përfundimtare. Nuk ka ndjenjë të urgjencës për ta finalizuar këtë. Kur po shikojmë përreth e njëjta gjë që 25 vjet”, ka thënë Westerlund. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.