Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ambasadori Walker nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” në Pejë

Gazeta10
14 January 2023 - 12:58

Ambasadorin William Walker është nderuar me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë.

Pjesë e kësaj ceremonie është edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci e shumë ministra të tjerë, raporton Gazeta10.

Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka”, Armand Krasniqi, ditë më parë në Klan Kosova tha se ky titull i jepet ambasadorit Walker për demokratizimin e shoqërisë dhe kontributit në sferën humanitare dhe mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut dhe në veçanti me kontributin që e ka bërë për denoncimin e gjenocidit i cili ka ndodhur jo vetëm në Kosovë, por pothuajse anekënd botës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.