Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Analisti zbulon arkivat kur VV kundërshtonte vizitat e zyrtarëve të lartë serb në Kosovë

Gazeta10
03 September 2022 - 9:33

Paralajmërimi i vizitës së kryeministres serbe, Ana Bërnabiq në Kosovë dhe konfirmimi nga ana e zyrtarëve të MPJ-së në Prishtinë po komentohet në mënyra të ndryshme.

Një nga kritikat më të shpeshta ndaj partisë në pushtet, VV është qëndrimi i saj sa ishte në opozitë për këtë lloj vizitash.

Analisti e publicist Halil Matoshi ka nxjerrë në rrjetet sociale një komunikatë të kësaj partie me 2018 kur e kundërshtonte ashpër vizitën e atëhershme të Vuçiqit në Kosovë.

“Sot jam me Vetëvendosjën e djeshit!? Vizita e Ana Brnabić në Kosovë âsht e paligjshme!? Na pat fye si “njerëz të Malit”? A po ju kujtohet o popull i 51%shit?” ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.