Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Andi Pajaziti deklarohet i pafajshëm

Gazeta10
18 July 2024 - 15:53

I akuzuari Andi Pajaziti është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e K.R., më 4 gusht 2023 në lokalin “Bon Vivant” në Prishtinë. Ai tha se veprën e ka kryer në vetëmbrojtje. Ndërsa, për armëmbajtje pa leje, u deklarua fajtor.

Deklarimin rreth fajësisë, i akuzuari Pajaziti e bëri në seancën fillestare të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pas leximit të aktakuzës nga prokurori Menduhi Kastrati, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Më pas, mbrojtësi i Pajazitit, avokati Fanol Krasniqi tha se pranimi i fajësisë për veprën e dytë nga i mbrojturi i tij është bërë në konsultim me ta, duke i ditur edhe pasojat. Andaj, i propozoi Gjykatës aprovimin e saj

Prokurori Kastrati nuk e kundërshtoi pranimin e fajësisë nga Pajaziti për veprën e armëmbajtjes pa leje, pasi sipas tij është bërë në përputhje të plotë me kushtet që përcaktohen sipas dispozitës së Kodit të Procedurës Penale.

Kurse, përfaqësuesi i palës së dëmtuar, Hilmi Shala tha se nuk pajtohet me kualifikimin juridik, respektivisht me veprën penale për të cilën ngarkohet i akuzuari.

“Pala e dëmtuar konsideron se duke pas parasysh veprimet e të ndjerit, Prokuroria veprimet e të pandehurit është dashur t’i cilësojë si “Vrasje e rëndë”, tha Shala, duke kundërshtuar pranimin e fajësisë të bërë nga Pajaziti për faktin se çështja thelbësore është vrasje.

Edhe i dëmtuari Visar Ramadani tha se e mbështet përfaqësuesin e tij.

Më pas, gjykatësi Eroll Gashi tha se janë plotësuar kushtet për pranim të fajësisë, andaj miratoi pranimin e fajësisë së bërë nga i akuzuari Pajaziti për armëmbajtje pa leje, me arsyetimin se është bërë me vullnet të plotë, duke i ditur pasojat dhe benefitet e pranimit të fajësisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.