Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Arbnor Morina flet për duelin Ballkani – Drita në garën për titull, e parasheh si të zjarrtë

Gazeta10
31 January 2024 - 23:06

Emisionin “Kampionët” jeni mësuar ta shihni çdo të diel, mirëpo këtë të mërkurë vazhdojmë, pasi kemi diçka të veçantë për ju.

Gjatë këtyre orëve të fundit të muajit janar, do të përcjellim momentet e fundit të merkatos dimërore në Superligën e Kosovës.

Në studio është i ftuar Arbnor Morina, ndihmëstrajner te kombëtarja e Kosovës, i cili po jep komentet e tij në lidhje me transferimet e klubeve të elitës së futbollit kosovar.

Veçanërisht, ai foli për Ballkanin, duke e cilësuar si një merkato të mirë, për një ekip kampion.

“Merkato e Ballkanit këtë muaj ka qenë e mirë, nuk mund të komentoj me nota për t’i vlerësuar, pasi në fushë gjërat mund të jenë më ndryshe, mirëpo besoj që për Ballkanin do të jetë mirë në vazhdim të stinorit” – tha ai.

Tutje, Morina foli edhe për duelin Ballkani – Drita për garën për titull deri në fund të sezonit.

“Ballkani e Drita janë dy klubet më të fuqishme në aspektin financiar, e kjo i bën këto dy klube të vazhdojnë garën për titull deri në fund pa asnjë problem. Besoj që edhe në vitet e ardhshme do të jetë kështu” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.