
Kryetari i Gjakovës njëherësh kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, ka njoftuar se bashkë me kompaninë “LIKA Trade” e kanë nënshkruar kontratën për rehabilitimin e plotë të rrugës Transite në Gjakovë, e cila përfshinë rrugët “Adem Jashari”, “Luan Haradinaj” dhe “Avdullah Babalija”.Gjini tha se rehabilitimi i kësaj rruge përfshin rregullimin e tërësishëm të rrjetit nëntokësor të ujërave të zeza dhe atyre atmosferikë, rrjetit elektrik dhe atij të ngrohtores, ndërrimi i gypave të ujësjellësit, pastaj ndërtimi i trotuareve të rinj, shtigjeve për biçikleta, asfaltimi, shenjëzimi, ndriçimi dhe gjelbërimi i tërësishëm i rrugës.
Ai tha se punimet pritet të nisin javën që vjen dhe pritet të përfundojnë shumë shpejt.“Jemi të vetëdijshëm që gjatë kohës së punimeve mund të ketë probleme dhe ngecje në trafik, por gjithashtu jemi të bindur se pas një kohe të shkurtër kjo pjesë e qytetit do ta ketë një pamje krejt tjetër.Vlera e këtij investimi është rreth 5.7 milion Euro dhe është investim i tërësishëm i komunës së Gjakovës” shkruan Gjini.
Postimi i plotë:🚧Jam i lumtur që sot, bashkë me kompaninë “LIKA Trade” e nënshkruam kontratën për rehabilitimin e plotë të rrugës Transite në Gjakovë, e cila si tërësi përfshinë rrugët “Adem Jashari”, “Luan Haradinaj” dhe “Avdullah Babalija”
Rehabilitimi i kësaj rruge përfshinë rregullimin e tërësishëm të rrjetit nëntokësor të ujërave të zeza dhe atyre atmosferikë, rrjetit elektrik dhe atij të ngrohtores, ndërrimi i gypave të ujësjellësit, pastaj ndërtimi i trotuareve të rinj, shtigjeve për biçikleta, asfaltimi, shenjëzimi, ndriçimi dhe gjelbërimi i tërësishëm i rrugës.Punimet do të nisin javën tjetër dhe pritet të përfundojnë shumë shpejtë.
Jemi të vetëdijshëm që gjatë kohës së punimeve mund të ketë probleme dhe ngecje në trafik, por gjithashtu jemi të bindur se pas një kohe të shkurtër kjo pjesë e qytetit do ta ketë një pamje krejt tjetër.
Vlera e këtij investimi është rreth 5.7 milion Euro dhe është investim i tërësishëm i komunës së Gjakovës.Urime për të gjithë qytetarët tanë!🚧