
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, në “Politiko” ka deklaruar se Kosova nuk duhet të tentojë të mashtrojë partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar rëndësinë e sinqeritetit në raport me ta.
“Nuk mujm bre ‘kalin e coftë’ me ia shit Amerikës, e me thonë po po kemi qenë me juve. Nuk mujm me i mashtru kurrë, nuk duhet as me synu me e mashtru Amerikën, jo veç Amerikën por as Evropën, sepse është jetike për ne, është fytyrë për ne sepse nuk guxojmë me e harru historinë tonë”, tha Gjini.
Ai nënvizoi se marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë duhet të ruhen me kujdes, duke i konsideruar ato thelbësore për të ardhmen e vendit.
Për më shumë detaje ndiqeni videon më poshtë./Gazeta10