Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Ardian Gjini për thirrjen e Prattipatit: Kosova po ta zbatonte më herët, kish fitu miliarda

Gazeta10
04 June 2026 - 21:08

Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ardian Gjini, ka deklaruar se Kosova është dashur t’i kuptojë më herët mesazhet e Prattipatit sa i përket gazit amerikan.

Gjini në televizionin e gazetarëve ka thënë se Kosova nëse do ta kishte zbatuar marrëveshjen do të kishte fitu miliarda, raporton Gazeta10.

“Kosova është dashtë me i kuptu këto mesazhe më herët, ne si Aleancë nuk i kemi mbet borxh publikut kosovar as votuesit kosovar për rëndësinë e kapaciteteve energjetike, nuk besojë se dikush e ka përmend më shpesh, ne e kemi lënë gati projekti e LNG-së, gazit të lëngshëm natyror amerikan prej Greqisë përmes Maqedonisë deri në Kosovë, ideja ka qenë që me pas në Ferizaj një termocentral me gaz dhe Kosova me siguru energjinë për vete, sikur të kishin ndodh këto projekte Kosova në vend se me i shoenzu kish fitu miliarda”, tha ai në Kanal10.

Gjini theksoi se mungesa e realizimit të këtyre projekteve strategjike ka bërë që vendi të humbasë mundësi të mëdha ekonomike dhe energjetike, duke shtuar se investimet në gazin natyror do të kishin ndikuar drejtpërdrejt në stabilitetin dhe zhvillimin e sektorit energjetik në Kosovë.\Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.