
Mesfushori me prejardhje nga Kosova, Ardon Jashari, është ftuar nga Kombëtarja e Zvicrës për ndeshjet e shtatorit që luhen në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta10.
Jashari ështëe ftuar te Zvicra pas lëndimit të sulmuesit të RB Salzborg, Noah Okafor.
Ardon Jashari reisst heute nach Bad Ragaz, um sich der Schweizer A-Nationalmannschaft anzuschliessen. Wir gratulieren Ardon und wünschen ihm viel Spass und Erfolg!💙🤍#fcl #nomelozärn #seit1901fürimmer pic.twitter.com/pYfijde8Hp
— FC Luzern (@FCL_1901) September 19, 2022
20-vjeçari është pjesë e skuadrës së Luzernit dhe në këtë skuadër ai është zëvendëskapiten i ekipit.
Në këtë sezon në Superligën e Zvicrës ai ka zhvilluar gjashtë paraqitje, prej të cilave ka kontribuar me dy asistime.
Mesfushori pritet që t’i bashkohet gjatë kësaj jave ekipit ‘Helvetik’ në përgatitje për ndeshje e këtij muaji.
Zvicra luan dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve në shtator, ku më 24 shtator do të luajë kundër Spanjës në udhëtim, ndërsa më 27 shtator e prêt në shtëpi Çekinë. /Gazeta10/