Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Argjentina fiton dramën ndaj Holandës dhe kalon në gjysmëfinale

Gazeta10
09 December 2022 - 23:04

Argjentina është gjysmëfinalisti i radhës në Kampionatit Botëror “Katari 2022”. Argjentina mposhti në çerekfinale Holandën pas ekzekutimit të penaltive.

Ndeshja pas 120 minutave lojë përfundoi me rezultat 2-2. Argjentina ishte në epërsi prej 2-0, por në minutat e fundit të lojës së rregullt holandezët shënuan dy gola për ta dërguar lojën në vazhdime.

Në vazhdime asnjë skuadër nuk arriti të shënonte dhe ndeshja shkoi drejt penaltive. Në ekzkutimin e penaltive, Argjentina u tregua më efikase dhe kaloi në gjysmëfinale ku do të përballet me Kroacinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.