Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Argjentinasi i parë në “Diego Maradona”, Napoli forcon sulmin

Gazeta10
18 Gusht 2022 - 13:18

Giovanni Simeone është lojtari më i ri i Napolit.

Sulmuesi argjentinas vjen pas një sezoni fantastik te Hellas Verona, ekip me të cilin shënoi 17 gola në Serie A.

27-vjeçari ka kaluar në huazim te Napoli klub që do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të tij për 12 milionë euro të tjera.

Nëse ekipi i Spallettit e mbyll këtë sezon mes katër më të mirëve, Napolit do t’i kthehet detyrim blerja e lojtari argjentinas për 15 milionë euro.

Djali i Diego Simeones , trajnerit tw Atletico Madrid e ka zgjedhur fanellën me numër 18, ndërkohë që ka firmosur një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do përfitojë 1.8 milionë euro.

Simeone do të jetë futbollisti i parë argjentinas që do të luajë në “Diego Armando Maradona”. Stadiumi i Napolit mori emrin e legjendës pas vdekjes së tij.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.