
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka reaguar lidhur me situatën aktuale në veri të vendit dhe marrëdhëniet e Kosovës me aleatët, shkruan Gazeta10.
Arifi në një video të publikuar ka thënë se askush nuk ka të drejtë t’i acarojë dhe dëmtojë raportet me Amerikën, duke thënë se Kosova s’është Republika e Albin Kurtit.
“Askush nuk ka legjitimitet moral e aq më pak politik të i acaroj dhe dëmtoj miqësinë historike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova nuk është Republika e Albin Kurtit.’’, ka thënë ai.
I pari i Preshevës i ka bërë thirrje kryeministrit që të ndaloj së shkaktuari dëme Kosovës.
“Prandaj, i bëjmë thirrje shokut Albin, që të ndaloj së shkaktuari dëme të thella Kosovës tonë, për të cilën aq shumë është punuar dhe aq shumë është sakrifikuar.”, ka deklaruar ai./Gazeta10