
Aktivisti i PSD-së, Azdren Shala në Info 10 ka komentuar edhe arrestimin e ish asambleistit të VV-së, Besnik Mujeci duke e krahasuar me rastin e Martin Berishajt dhe Rozeta Hajdari.
Sipas tij, Vetëvendosja nuk ka mundur ti hedhë hi rastit të Besnik Mujecit prandaj edhe e kanë larguar nga VV-ja.
“Distancimi i Vetëvendosjes është një provë e tyre për të kamofluar fajin, nëse e bëjmë një krahasim të këtij rasti me afera të tjera korruptive, ne e shohim hipokrizin e lëvizjes Vetëvendosje, Besnikun e shkarkuan për një aryse të thjeshtë por të kishte pas hapsirë për interpretim qysh e kanë rastin e Nagipit, kta nuk ishin distancu as nga Mujeci dhe ishin mundu me ju hedhë sy njerëzve”, tha ai.
Sipas Shalës rasti i Besnik Mujecit nuk lenë hapsirë për interpretim dhe për këtë arsye ai është larguar nga Vetëvendosje./Gazeta10