Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohen 3 persona për vjedhje në Gjilan e rajone të tjera, njëri shtetas i Shqipërisë

Gazeta10
26 August 2026 - 15:37

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Gjilan pasi të njëjtit dyshohen se në bashkëveprim dhe si pjesë e një grupi, për një periudhë të gjatë kohore kanë kryer disa vepra penale të vjedhjes së rënë në rajonin e Gjilanit dhe rajone të tjera.

Një nga tre të arrestuarit është shtetas i Shqipërisë, e po ashtu edhe një person tjetër i njohur për Policinë dhe i dyshuar si pjesë e këtij grupi është duke u kërkuar nga Policia.

“Në kuadër të këtij hetimi janë realizuar edhe bastisje në disa lokacione në qytetin e Gjilanit, Prishtinës dhe Fushë Kosovës. Ndërsa gjatë hetimeve janë sekuestruar prova dhe pajisje të ndryshme që dyshohet se lidhen me veprimtarinë kriminale të personave të dyshuar. Në mesin e sendeve të sekuestruara pajisje të ndryshme që dyshohet se janë përdorur për komunikim, maskim dhe mjete për hapje me forcë të dyerve, kasafortave dhe objekteve të tjera, me qëllim të kryerjes së vjedhjeve”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.