
Sipas raportit 24 orësh policor, janë arrestuar dy persona nga Drejtoria Rajonale në Prishtinë për tentim vrasjeje të rënd si dhe armëmbajtje pa leje, raporton Gazeta10.
Sipas njoftimin, thuhet se dy të arrestuarit janë meshkuj kosovarë, ndërsa dy viktimat janë një femër kosovare dhe një mashkull kosovar ku të dyshuarit filluar të shtënë me armë zjarri drejt viktimave pas një konfrontimi fizik.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri nga të dyshuarit pas një konfrontimi fizik, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave një mashkull dhe një femër kosovare.”, thuhet në raport.
Nuk ka të lënduar nga të shtënat, mirëpo viktima mashkull dhe një nga të dyshuarit janë lënduar me mjet të ftohtë, ku kanë pranuar trajtim mjeksor të menjëhershëm.
Sipas njoftimit rasi është ende në proces hetimor dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
| “Prishtinë 21.08.2022 – 21:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që njëri nga të dyshuarit pas një konfrontimi fizik, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave një mashkull dhe një femër kosovare. Lidhur me rastin nga të shtënat të lënduar nuk ka, por lëndime ka pësuar viktima mashkull kosovar dhe njëri nga të dyshuarit nga një mjet i mprehtë (thikë) me ç’rast kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendngjarje kanë dalur njësitë policore me ç’rast kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me karikator dhe 6 fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti në proces hetimor.” |
/Gazeta10.