
Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka njoftuar se në Leposaviq janë arrestuar një shqiptar i Kosovës dhe një shtetas serb.
Ata dyshohen se po kontrabandonin mallra me kombin e tyre.
Të dyshuarit s’donin të ndaleshin, por janë ndaluar nga ana e policisë, dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Leposaviq / 25.02.2024-12:00 Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull kosovar dhe një mashkull me shtetësi serbe, pasi të njëjtit me automjetin e tyre (kombi), kanë tentuar që të kontrabandonin disa mallra. Të dyshuarit edhe pse nuk kanë përfillur urdhrat e zyrtarëve policor për tu ndaluar, policia ka arritur që të ndaloj automjetin e dyshuar. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftim. /Gazeta10/