
Tre persona janë arrestuar në Podujevë pasi të njëjtit e kanë sulmuar me thikë një të mitur, raporton Policia e Kosovës.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, raporton Gazeta10.
Rr. 19 Qershori, Podujevë, 03.10.2022-15:15. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar -të mitur, pasi që të njëjtit e kanë sulmuar (therur me thikë) viktimën mashkull kosovar, po ashtu i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Gazeta10