Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet në Morinë 31-vjeçari turk i kërkuar nga Austria për trafik narkotikësh

Gazeta10
24 February 2026 - 9:29

Një 31-vjeçar turk, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, është arrestuar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Pikën e Kalimit Kufitar Morinë.

Sipas njoftimit të Policia e Shtetit, arrestimi u bë nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në bashkëpunim me Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, si rezultat i kontrolleve të përzgjedhura dhe verifikimeve të kryera në hyrje/dalje të territorit shqiptar, me synim goditjen e paligjshmërive në kufi dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Në pranga ra shtetasi turk me inicialet V. B., 31 vjeç, banues në Stamboll. Nga verifikimet e kryera dhe informacioni i shkëmbyer me Interpol Tirana, rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake.

Sipas të dhënave zyrtare, Gjykata e Vjenës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”.

Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, po vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit drejt Austrisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.