Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet një burrë në Prishtinë për përdorim arme dhe keqtrajtim të kafshës

Gazeta10
31 May 2025 - 14:16

Një burrë është arrestuar të premten në Prishtinë pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të fqinjit të tij.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte qëlluar me pushkë gjahu ndaj qenit që ishte futur në oborrin e tij, ndërsa kafsha ishte pronë e fqinjit të tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka shtënë me pushkë gjuetie në drejtim të qenit i cili ishte futur në oborrin e tij, ndërsa qeni ishte pronë e ankuesit–fqinj i të dyshuarit. Njësitet policore në vendin e ngjarjes tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie e cila dyshohet se është përdorur, 5 fishekë dhe 1 gëzhojë”, thuhet në raportin e PK-së.

Pas intervistimit dhe në konsultim me prokurorin, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.