Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Arrestohet një person që tentoi t’iu ikë policisë, iu gjetën cigare në veturë

Gazeta10
04 March 2025 - 20:38

Më 03.03.2025, rreth orës 19:20, patrulla kufitare e Policisë së Kosovës (SPMK Radavc) ka ndaluar automjetin Landrover me targa vendore, i drejtuar nga i dyshuari me iniciale (L.D.), i cili nuk kishte respektuar shenjat për ndalës dhe kishte refuzuar urdhrat e policisë.

Siç thuhet në njoftim, pas përdorimit të forcës së nevojshme për arrestim, gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 33 paketa cigare X 50 shtega, të markave të ndryshme, përfshirë Trokadero, Rothmans, Ivy dhe King.

“Automjeti dhe mallrat janë sekuestruar ëer procedura të metejme, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë pas konsultimit me prokurorinë”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.