Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohet një punëtor teknik në një shkollë në Istog, dyshohet se keqpërdori nxënësen seksualisht

Gazeta10
26 April 2023 - 15:59

Një nxënëse e shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë të Istogut dyshohet të jetë ngacmuar seksualisht nga një punëtor teknik i kësaj shkolle.

Lajmin për Gazeta10 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili ka konfirmuar gjithashtu edhe arrestimin e personit të dyshuar.

“Sot rreth orës 13:00 nga drejtoria e  shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë komuna Istogut, policia është njoftuar për një rast. Për momentin dyshohet të jetë shqetësuar seksualisht një nxënëse e asaj e shkolle nga një punëtor i stafit teknik i asaj shkolle. Policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin”, tha zëdhënësi i policisë.

Për detaje të tjera ia tha se nuk ka ndonjë informacion./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.