
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar sot një serbë me iniciale Ž.N, i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale”, të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë.
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ka arrestuar një person të nacionalitetit serb, për veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullatës civile”. I dyshuari Ž.N, (1954) është arrestuar sot me datë 04/03/2024 rreth orës 16:00 në Mitrovicën e veriut. I lartcekuri është i dyshuar për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile – Dhunë seksuale ‘’ të kryer gjatë vitit 1999 në Komunën e Vushtrrisë”, thuhet në njoftim.
I njëjti është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, dhe me aktvendim të Prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në ndalim për 48 orë.