Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Arrestohet nusja në Indi, qëlloi në ajër gjatë dasmës

Gazeta10
16 April 2023 - 19:22

Autoritetet në shtetin indian të Uttar Pradesh janë alarmuar për arrestimin e një nuseje që qëlloi me armë në ajër gjatë ceremonisë së martesës.

Sipas BBC, disa ditë më parë u publikua në rrjetet sociale një video, ku shihet një grua duke qëlluar katër të shtëna në ajër teksa ishte ulur pranë burrit të saj.

Të shtënat gjatë një ceremonie martese janë një dukuri e zakonshme në disa shtete veriore të Indisë, shpesh duke rezultuar në lëndime apo edhe vdekje.

Sipas gazetës Times of India, video është regjistruar nga një i afërm i nuses, i cili e ka publikuar edhe në rrjetet sociale. Policia tha për këtë gazetë se gruaja ishte “në arrati” pasi kishte frikë nga arrestimi.

Në vitin 2016, një gjykatë në kryeqytetin e Uttar Pradesh, Lucknow, kishte urdhëruar që të hetohej çdo rast i “pushimit festiv”, pavarësisht nëse ishte paraqitur një ankesë në polici.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.