Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet shoferi i cili e goditi për vdekje këmbësorin në Fushë Kosovë

Gazeta10
31 January 2024 - 9:50

Shoferi i cili dyshohet se shkaktoi dje aksidentin fatal në hyrje të Fushë Kosovës, ku mbeti i vdekur këmbësori Fatmir Ajeti, është arrestuar.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në mes dy veturave dhe një këmbësori, i cili ishte i burgosur në Qendrën Korrektuese të Smrekonicës por që i lejohej të punonte gjatë ditës.

“Si pasojë e aksidentit që ka ndodhur mëngjesin e së martës në Fushë Kosovë, këmbësori nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa njëri nga vozitësit mashkull kosovar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.