Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin fatal afër Drenasit ku humbi jetën i riu nga Tërsteniku

Gazeta10
18 April 2025 - 10:39

Policia e Kosovës ka njoftuar për aksidentin tragjik që ndodhi dje në fshatin Terstenik të Drenasit, ku humbi jetën një i ri që kishte ardhur nga Austria për pushime.

Ngjarja ndodhi më 17 prill 2025, rreth orës 15:07, kur një veturë u përplas me një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motorit, Adion Mulaj, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa pasagjeri që ndodhej me të ka pësuar lëndime trupore.

Policia konfirmon se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa drejtuesi i veturës, i dyshuar për shkaktimin e aksidentit, është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Adion Mulaj, i riu që ndërroi jetë tragjikisht, kishte ardhur nga Austria për disa ditë në vendlindje, por udhëtimi i tij përfundoi me tragjedi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.