Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet zyrtari i komunës në Mamushë, regjistroi gjashtë persona jashtligjshëm

Gazeta10
05 March 2024 - 15:08

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare.

I arrestuari është zyrtar i gjendjes civile në Mamushë dhe dyshohet se gjatë vitit 2023 ka regjistruar në sistemin e gjendjes civile gjashtë persona në kundërshtim me ligjin.

Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Hetuesit policorë e kanë trajtuar informatën në koordinim me organet e drejtësisë. Me autorizim dhe udhëzime nga prokurori i çështjes, janë siguruar dëshmi relevante. Kështu, është krijuar dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari-zyrtar i gjendjes civile në Mamushë, gjatë vitit 2023 ka regjistruar në sistemin e gjendjes civile gjashtë persona në kundërshtim me ligjin.

Veprimet e të dyshuarit, kanë bërë që pa qenë fare personat në Kosovë dhe pa pasur të drejtë ligjore për ta fituar shtetësinë kosovare, fillimisht i ka regjistruar e me pas ju ka mundësuar fitimin e shtetësisë. Ndërsa vetëm për një person është gjetur dosja, të cilin e ka regjistruar me datë 05.05.2023, ndërsa për personat tjerë dosjet e tyre nuk ekzistojnë fare.

I dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës, ndërsa ka shfrytëzuar mundësinë ligjore dhe në këtë faze është mbrojte në heshtje. Pas konsultës me prokurorin, me Aktvendim mbi ndalimin, i dyshuari është dërguar në mbajtje prej 48 orëve.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.