
Klubi londinez, Arsenal e ka zyrtarizuar marrëveshjen për vazhdimin e kontratës me sulmuesin e tyre anësor, Gabriel Martinelli.
Braziliani është ndër lojtarët kryesor këtë sezon për “Topçinjtë”, të cilët po kryesojnë tabelën në Premier League.
Paraqitjet e tij të mira në sezonin aktual ka bërë që drejtuesit e Arsenalit t’ia rinovojnë kontratën edhe për shumë vite.
“Gabriel Martinelli ka nënshkruar një kontratë të re me klubin, duke premtuar të ardhmen e tij afatgjatë me ne”.
“21-vjeçari, tani në sezonin e tij të katërt në veri të Londrës, ka bërë tashmë 111 paraqitje në ekipin e parë në të gjitha garat gjatë karrierës së tij plot aksion në Arsenal”, thuhet në njoftim.
Sulmuesi brazilian thuhet se ka nënshkruar një kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.
Gabi signs on ❤️ pic.twitter.com/mgMIzdt68O
— Arsenal (@Arsenal) February 3, 2023