
Skuadra londineze, Arsenal raportohet se ka nisur bisedimet për rinovimin e kontratës me futbollistin Reiss Nelson.
Nelson arriti ditë më parë të realizoi një gol mjaft të rëndësishmën në rikthimin e çmendur që “Topçinjët” e arritën në duelin ndaj Bournemouth.
Sulmuesi 23-vjeçar produkt i akademisë së Arsenalit, ka zhvilluar tetë paraqitje këtë sezon me “Gunners” në të gjitha garat, ku ka shënuar 3 gola e ka dhuruar 3 asistime.
Nelsson ka marrë oferta nga klube të ndryshme në Francë, Gjermani dhe Itali. Ai më herët ka luajtur tek Hoffenheim dhe Feyenoord si huazim.
Arsenal vazhdon të prijë në Premier Ligën angleze me 63 pikë të grumbulluara, 5 pikë më shumë se City që gjendet në pozitën e dytë.