
Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës sot e ka miratuar propozimin e Drejtorit të Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj, për emërimin e Arta Avdiut në postin e ushtrueses së detyrës të drejtoreshës së kanalit televiziv ne gjuhën shqipe.
Ahmetxhekaj ka arsyetuar para bordit emërimin e Avdiut në këtë pozitë.
“Pas dorëheqjes së Festim Kabashit nga pozita e drejtorit të televizionit, unë kam dërguar te ju një emër dhe arsyetimin për të. Avdiu ka treguar përkushtim dhe angazhim ndaj RTK”, tha drejtori i përgjithshëm i RTK-së.