Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Artan Grubi për vizitën e Kurtit në Çair: A mos ka bo vaki najsend?

Gazeta10
11 August 2023 - 19:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në një vizitë joformale dhe jozyrtare në Maqedoninë e Veriut. Kurti në pasditen e sotme mori pjesë në përurimin e rrugës me emrin “Adem Demaçi” në Çair të Shkupit, me ftesë të kryetarit të kësaj komunë, Visar Ganiut.

Në lidhje me inaugurimin ka folur një zyrtar i komunë së Çairit, Omer Bunjaku

Bunjaku pritjen e Kurtit e vlerësoi si “zëri i qytetarëve”.

“Në Çair foli populli, shihemi të dielën në sheshin Skënderbe në 21:00” ka shkruar ai.

Në postimin e Bunjakut për viztën e Kurtit ka komentuar, zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

Grubi me ironi ka pyetur nëse ka ndodhur ndonjë gjë.

“A mos ka bo vaki najsend”, ka shkruar Grubi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
14 September 2026
Lajme
14 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.