
Mikel Arteta pas ndeshjes me Notingham Forest është ankuar në referim, duke aluduar në lëndimin e Bukayo Saka i cili u largua mes shqetësimeve nga loja pas vetëm 27 minutave lojë.
Në 12 ndeshje si titulluar ndaj Bukayo Saka rivalët kanë shkaktuar 17 ndërhyrje të palejuara dhe me rrezikshmëri të lartë, ndërsa me Notingham ishte rasti i fundit kur njëri nga lojtarët e Notingham shkaktojë ndërhyrje mjaftë të rrezikshme e cila detyrojë futbollistin të largohet nga fusha e lojës.
“Gjyqtarët duhet të jenë më sy çelë dhe më ndëshkues ndaj atyre që shkaktojnë ndërhyrje të tilla, sepse rrezikohet e ardhmja e një futbollisti nga mos reagimi i gjyqtarëve”, tha Arteta pas ndeshjes.
Ndërkohë vetë futbollisti Saka pati një koment në lidhje me këtë situatë.
“Këmba ime është pak e gjakosur por unë nuk do të ndalem, dua të luaj lojen time përkundër që kundërshtarët mund të më lëndojnë ose frikësojnë”, tha mes tjerash 21 vjeçari.
Kur kemi mbetur edhe pak ditë në fillimin e botërorit, shumë lojtarë me peshë për kombëtaret e tyre pritet të mungojnë shkaku i lëndimeve.