Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Asociacioni, ‘çelësi’ i përmirësimit të raporteve me ndërkombëtarëve

Gazeta10
11 June 2023 - 20:28

Raporti:Fjolla Xheladini / Kanal10

Njohës të zhvillimeve politike, themelimin e Asociacionit po e vlerësojnë si një çelës për përmirësimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Ata thonë se Kosova e ka obligim të formojë Asociacionin, duke vlerësuar se kështu do t’i zgjedh problemet që ka me faktorin ndërkombëtar. Megjithatë sipas tyre, për rikuperim të marrëdhënieve e rifitim të besimit duhet ende kohë.

Themelimi i Asociacionit po shihet si një çelës për rikuperimin e marrëdhënieve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe Bashkimin Evropian.

Kështu po vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike në vend, të cilët thonë se për një gjë të tillë duhet kohë dhe përpjekje e vazhdueshme.

Profesori universitar Dritëro Arifi, tha se Kosova e ka një obligim për formimin e Asociacionit, i cili sipas tij i zgjedh të gjitha problemet që i ka, sidomos ato me SHBA-në dhe BE-në.

Edhe analisti politik, Arbnor Sadiku, tha se ka pasur krisje të raporteve ndërkombëtare midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sadiku ka shtuar se kryeministrit Albin Kurti do t’i duhet kohë për të rifituar besimin e SHBA-ve, andaj sipas tij Kosova duhet t’i plotësoj kërkesat e tyre që të mos dëmtohet edhe më shumë.

Themelimi i Asociacionit vazhdon të mbetet ndër kërkesat kyçe të faktorit ndërkombëtar për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E së fundmi një draft status të tij e ka propozuar edhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama, propozim ky që nga disa u vlerësua si i mirëpritur e nga të tjerë si një ndërhyrje në punët e brendshme të Kosovës. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.